Greve Urie! STOP rregjistrimit te popullsise ne baze Etnie Fetare
Mbështesim dhe nxisim regjistrimin e ri të popullsisë, si faktor me rëndësi për një qeverisje më të mirë dhe mbarëvajtje shoqërore. Njëherazi shfaqim shqetësimin tonë lidhur me regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, që prek të drejtat themelore të njeriut, interesat tona kombëtare dhe bie ndesh me kushtetutën. Shprehja e përkatësive etnike dhe fetare, mbështetur edhe në Kartën e Kopenhagenit, janë çështje të individit. Neni 20 i Kushtetutës së Shqipërisë u jep të drejtën pakicave kombëtare të shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Kuptohet qartë se e drejta e pakicave për të shprehur përkatësitë e tyre nuk është detyrim për ta. Aq më pak mund të jetë detyrim për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Konsiderojmë veçanërisht të rrezikshme në momentet e tanishme, kërkesën për vetëdeklarimin e kombësisë. Elemente të tillë regjistrimi nuk ekzistojnë në asnjë nga 27 vendet anëtare të komunitetit evropian ku aspirojmë të anëtarësohemi. Nuk shohim asnjë dobi nga regjistrimi etnik dhe fetar. Ne jemi një vend pa konflikte etnike e fetare. Pakicat minoritare gëzojnë të drejta të plota të parashikuara nga standardet më të larta evropiane. Shqipëria nuk është një shtet i lindur sërishmi, raportet e saj me minoritetet janë aq të vjetra sa edhe vetë historia e shtetit shqiptar që i ka njohur minoritetet e saj qysh prej vitit 1921 para Lidhjes së Kombeve. Ne dallohemi për harmoninë e shkëlqyer ndërmjet besimeve fetare. Shqipëria është një shtet laik. Regjistrimi mbi baza etnike e fetare do të nxiste një gare negative ndërmjet këtyre kategorive. Kurse vetëdeklarimi i popullsisë, në kushtet e sotme, është haptas kundër identitetit tonë. Ligjit "për gjendjen civile" i bërë në këtë frymë, duhet shfuqizuar sa më parë.
Te dashur vellezer Shqiptare kudo qe ndodheni. Fatet e Shqiperise na kerkojne bashkimin dhe vllazerine tone sot me teper se kurre. Ditet e vendosjes se dinjitetit te kombit tone jane keto. Une si 100% me gjak Shqiptari, hedh kushtrimin qe ne keto dite te rendesishme. Ne si vellezer duhet te leme menjane merite dhe ngaterresat e vogla politike dhe te bashkohemi per te fituar dinjitetin e Shqiperise dhe trojet Shqiptare. Ska gje me te bukur se ky bashkim i te majteve e te djathteve, i shqiptareve dhe kosovareve, ska gje me te bukur se bashkimi i kombit tone, ska gja ma te bukur se uniteti i shqiptareve. Pa kete bashkim te shqiptareve ne kurre skemi per ta pare vendin tone te perparoje dhe zhvillohet. Bashkohu me ne.
Thuaj Stop Rregjistrimit te popullsise mbi baze etnie dhe fetare.
Mallkuar qoftë ai bir shqiptari
që këtë gjuhë të Perëndisë,
trashëgim, që na la i Pari,
trashëgim s'ia lë ai fëmijës …
E vërteta bën fenë, dhe jo feja të vërtetën...Ta dashurojmë dhe ta
përparojmë gjuhën dhe kombin tonë, si të vetmet tallanta që na besoi
Perëndia për provë të vlerës sonë midis kombeve të tjerë......Kush është
frikacak kundrejt së drejtës, bëhet tradhëtar i mëmëdheut dhe i vetes
SHQIPERIA E SHQIPTAREVE Contact the author of the petition
Announcement from the administrator of this websiteWe have closed this petition and we have removed signatories' personal information.European Union's General Data Protection Regulation (GDPR) requires a legitimate reason for storing personal information and that the information be stored for the shortest time possible. |